Pse nuk ju zë gjumi edhe kur jeni të lodhur?

Pse nuk ju zë gjumi edhe kur jeni të lodhur?

Kur jemi në punë, ose shkollë, duam vetëm të shkojmë në shtëpi dhe të flemë. Pas tyre, kur dalim me miqtë, jemi kaq të lodhur sa për pak nuk na bie koka mbi tavolinë, por në çastin që shkojmë në shtëpi dhe mund të flemë me të vërtetë, duam të dëgjojmë muzikë, të hapim kompjuterin, shkruajmë, krijojmë të rrimë deri në 3.00 të mëngjesit, të bëjmë gjithçka përveçse të flemë! Jemi të lodhur me të vërtetë, por se qëndrojmë zgjuar dhe e masakrojmë veten kështu?

Nëse kjo është situata juaj dëgjoni përgjigjen që i jep lexueses, specialistja E. Jean.

Kush tha që duhet të flemë natën? Në ditët e lavdishme para se të ishin shpikur telefonat celularë, unë aksidentalisht humba për disa javë argëtuese në Papua të Guinesë së Re dhe zbulova që gratë në një fshat, flinin natën ndërsa burrat ditën, në një fshat tjetër me kulturë dhe gjuhë krejt të ndryshme, të gjithë flinin bashkë të përqafuar në të njëjtën kasolle me të perënduar dielli, në të tretin, ata dremisnin herë pas here dhe kështu me radhë.

Nuk ka një kohë të saktë kur duhet të flesh. Ti qëndron zgjuar, sepse jeni më të gjallë gjatë natës. Për këtë arsye, nuk do jap këshilla si të vendosesh brenda një programi dite. Nuk do të ndihmonte. Unë jam një njeri që rri zgjuar natën dhe e kam provuar 400 herë. Nëse je zgjuar, filozofia ime është, shfrytëzoje!

Do të jap vetëm disa udhëzime për të mos u ndier e lodhur gjatë ditës.

Gjysma e rrugës: E lodhur gjatë ditës? Dremit 20-minuta në punë. Kur është koha e pushimit, fike telefonin, vendose kokën mbi tavolinë dhe fli. Nëse ke zyrën tënde mund të shtrihesh në një mënyrë më komode në karrige. Ose nëse nuk mundesh, dil, ec deri te parku më i afërt, ulu në një stol dhe qetësohu. Studimet e fundit tregojnë që dremitja të bën më aktiv. Sekreti im është të hash qershi ose të pish një lëng 100 për qind natyral qershish gjysmë ore para dremitjes dhe bam! Do zgjohesh si një rreze e re dielli.

Zhvendosje totale: Thuaji shefit që ke zbuluar një mënyrë për të prodhuar një punë më cilësore për kompaninë. Kjo do t’i bënte përshtypje. Pastaj sugjeroi një eksperiment për 30 ditë kur ti do të fillosh punën në mesditë dhe do të ikësh në orën 20.00. Nëse ai pranon, provoje. Do zgjohesh më vonë, kështu që do flesh më shumë, humori yt do jetë më diellor, kujtesa më e ndriçuar dhe ti vetë shumë më e mprehtë. Do bësh punë të shkëlqyer për kompaninë dhe netët do jenë më të gjalla.