Pse nuk duhet të pini kafe herët në mëngjes

loading...

Screenshot_2
loading...

Zgjimi herët në mëngjes ka përfitime të shumta shëndetësore. Ai ju mundëson të shkoni në shtrat më herët në mbrëmje dhe të jeni në përputhje me ritmin biologjik. Ai gjithashtu ju jep më shumë kohë në dispozicion të cilën mund ta përdorni për t’u stërvitur, për t’i kryer detyrimet e mbetura apo për t’u relaksuar.

Megjithatë, ekziston një shprehi e cila mund ta prishë këtë ekuilibër të mëngjesit, dhe kjo shprehi është pirja e kafes në mëngjes, apo sapo të zgjoheni.

Sipas rezultateve të hulumtimit të publikuar në “Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism”, trupi në mëngjes stimulon prodhimin e kortizolit, një hormon stresi i cili është përgjegjës për zgjimin.

Nëse njëkohësisht në organizmin tuaj do të futni kafeinë, trupi juaj do të fillojë të prodhojë më shumë kortizol, gjë që mund të shkaktojë sasi të tepërt të stresit që në fillim të ditës. Sipas ekspertëve, nuk ka nevojë të pini kafe në kohën kur trupi zgjohet vetë në një mënyrë krejtësisht të natyrshme. Pas një kohe mund të zhvilloni tolerancë për të njëjtën sasi të kafesë. Me fjalë të tjera, një filxhan kafe pas pak kohësh mund t’ju duket shumë pak.

Në qoftë se zgjoheni rreth orës 8 të mëngjesit, niveli i kortizolit do të fillojë të bjerë në mes të orës 9 dhe 11, shkruan Express. Atëherë është koha ideale për ta pirë një filxhan kafe. Prandaj, në qoftë se dëshironi ta optimizoni pirjen e kafesë, mos e pini atë sapo të zgjoheni. Mëngjesin fillojeni me një zgjatje të lehtë dhe frymëmarrje të thellë. Në qoftë se ju pihet diçka e ngrohtë dhe freskuese, pini një gotë me ujë të ngrohtë me mjaltë dhe limon.

loading...