Pse NASA bombardoi një pjesë të Hënës?

he


Duke u bazuar në disa fotografi dhe njoftime, në sipërfaqen e Hënës ka struktura aliene dhe, me gjasë për këtë shkak, NASA lansoi një armë kinetike, me peshë prej 2 tonelatash, për shkatërrimin e atyre strukturave, përkundër asaj se ligjet ndërkombëtare e ndalojnë një gjë të tillë.
Gjatë disa dekadave të fundit, janë arritur disa marrëveshje të rëndësishme, ku thuhet se ligjet ndërkombëtare vlejnë edhe jashtë Tokës. Me to ndalohet përvetësimi kombëtar i trupave qiellor, por vetëm vizita dhe studimi i tyre për qëllime paqësore. Po ashtu, ndalohet përdorimi dhe testimi i armëve në gjithësi. Prandaj, shtrohet pyetja, pse NASA ndërmori këto bombardime, duke thyer marrëveshje të shumta ndërkombëtare? Ithtarët e ekzistimit të alienëve thonë se NASA me këtë rast ka bombarduar një bazë jashtëtokësorësh që gjendej afër Polit jugor të Hënës.