Pse jam gjithmonë e braktisur?

images

Ndonjëherë pyetesh se çka i ke bërë Amor-it pasi që të gjitha dashuritë tuaja zgjasin shumë shkurtë, ndërsa t’i gjithnjë e më shumë mbetesh anash. Jo që nuk ke raste, por assesi nuk po të shkon për dore që marrëdhënia juaj të zgjasë shumë.

Madje ka ndodhur që të dalësh me dikë dhe ai person asnjëherë më të mos lajmërohet. Vazhdimisht i bën pyetje vetes dhe nuk e di se ku ke gabuar. A e njeh veten në situata të këtilla?

Nuk është që kemi ndonjë recetë çudibërëse për këtë problem, por neve na ka rënë ndërmend disa arsye se pse ju ndodh një gjë e këtillë juve. Nuk është e lehtë që të braktisesh nga i dashuri, por nëse situatat e këtilla u janë përsëritur, dhe madje keni edhe një “koleksion” me braktisje, është plotësisht e kuptueshme që të ndiheni keq dhe ngadalë të humbësh vetëbesimin.

Para së gjithash, mendo se çfarë sinjali u dërgon djemve. Shpesh nuk jeni të vetëdijshëm për shumë gjëra, por qëndrimi flet shumëçka për ne. Në takimin e parë në detaje tregon se si ju ka lënë i dashuri i fundit, potencon se të gjitha miket e juaja janë në lidhje të lumtura, pra deri te kjo vjen për shkak të sjelljes suaj në lidhje. Andaj temat e këtilla serioze nuk janë aspak të nevojshme për fillimin e shoqërimit tuaj. Mundesh madje të lësh përshtypjen e “vajzës së lehtë” e cila ka dalë në gjueti dhe dëshiron ta rrisë numrin e djemve me të cilët ka qenë në lidhje, dhe kjo natyrisht që do të ndikojë edhe në thirrjen e djalit të caktuar që t’ju ftojë edhe në ndonjë takim.

Natyrisht, nuk është e lehtë që të ballafaqohesh me dështimet në dashuri, por urgjentisht dhe gjithqysh duhet ta ndryshoni qëndrimin tuaj negativ, por edhe këndin e shikimit. Kjo do të kontribuojë në jetën tuaj, dhe t’i me siguri do ta kuptosh që djali i caktuar nuk është për ty, dhe nuk do të braktisesh nga ai, dhe natyrisht nuk do të humbësh kohë me ndonjë person që nuk ia vlen.

Pra, ju do të mund ta kuptoni se nuk e vlen që të qëndroni së bashku, dhe në qoftë se ndodh që lidhja juaj me ndonjë person joserioz zgjat, atëherë vetëm që do të përjetoni dhimbje më të madhe. Mendo dhe shiko se a ekzistojnë ngjashmëri ndërmjet personave që të kanë lënë me atë që po del kohën e fundit. Ndoshta je ti fajtorja, pasi që i tërheq tipin e njëjtë të njerëzve, dhe kuptohet që lidhjet e këtilla nuk mund të kenë jetëgjatësi.

Ajo që duhet të bëni është që të punoni në vetëbesimin tuaj! Kujtoni të gjitha karakteristikat e mira që i ke dhe për të cilat dikush do të dëshironte të jetë me ju! Nëse nuk të shkon assesi dhe nuk ke fat në dashuri, atëherë ndoshta problemi është tek ti pasi që nuk ke mendim të mirë për veten, dhe atëherë si prisni që ta ketë dikush tjetër.

Duhet të punoni në këtë gjë. Mos i ulni kriteret vetëm që të jeni me dikë. Nëse dëshironi lidhje të lumtur dhe stabile, mos u pajtoni me numrin e madh të kompromiseve vetëm se pse frikësohesh se do të mbetesh vetëm. Asnjëherë mos e humbisni shpresën. “Besoj në dashuri, unë jam njëra nga femrat e tilla që beson në dashuri. Shumica e miqve të mi besojnë në dashuri”, deklaroi Selena Gomez (20-vjeçare) e cila është duke u rehabilituar pas shkëputjes së lidhjes turbulente ne Justin Bieber-in.

Edhe pse e keni përshtypjen se dashuria nuk po ju ecë assesi, na beso që të tërën këtë mund ta ndryshosh brenda një dite të vetme. Pasi që dashuria është e paparashikueshme, dhe të gjitha përvojat e këqija të përmendura më lart në këtë tekst vetëm se do t’ju ndihmojnë që të kënaqesh dhe vlerësosh lidhjen në të cilën do të jesh.