Pse ishte kaq i zymtë kryeministri apo e tremb tepsia që e ka të gjithën për vete…

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një fjalim para Deputetëve të Zgjedhur të PS, kandiatëve për deputet dhe Krerëve të Bashkive dhe Qarqeve të PS në vend, lidhur me fitoren e arritur më 25 Qershor.

Duke u zhveshur nga kostumi sportiv dhe dy gishtat që i mbante lart gjatë fushatës, duke u vetë etiketuar si Kryeministri i flamurit Kuqezi e jo i PS, Rama sulmoi të gjithë, teksa flirtoi me PD, duke ritheksuar se do ishte besnik i marrëveshjes së 18 majit.

Me një zë autoritar, me një kostum me ngjyre të errët, pa kravatë, mbajti fjalën për rreth 25 minuta, ku pralajmëroi furtunë në administratë në emër të popullit.

Rama gjithashtu u rrek dhe ti përgjigjej akuzave publike të ngritura drej tij nga media, duke i cilësuar këto të fundit si kazane të llogjeve të katundit dhe që nuk duhen dëgjuar. “Qeveria do të marrë mandatin në shtator dhe pjestarët e saj janë vetëm problemë i kryeministrit, prandaj mos harxhoni kohë me llogjet e kazanit të katundit mediatik”.

Së dyti ai u rrekë të sqarojë dhe pozicionin e tij, lidhur me tepsinë, teksa shantazhoi të tijët të mos sundojnë mbi popull, por të jenë e pjesë e tij. “Tepsinë nuk e duam për vete, por do ta çojmë për skrap.

Ne kemi aleancë me popullin dhe për këtë i bëjë thirrje të gjithëve të mos bëjnë të fortin sikur të ishin shefa kuadri apo drejtorë në emër të siglës së partisë, por të zbatojnë me rigorozitet rregullat e lojës, ligjet dhe të dëgjojnë hallet e qytetarëve”, tha Rama, i cili duket se i kapur keq nga Editoriali i Analistit Artur ZHEJI, i titulluar “Fitorja e Ramës dhe peshkaqenët që flluskojnë pishinën e tij”, ka dashur të shfaqet i fortë dhe i pa-ndikueshëm nga presionet e “peshkaqenëve”që enden në oborrin e Kryeministrisë këto ditë.

Por pavarësisht kësaj, Rama e di mirë, se pavarësisht forcës së arrogancës që shfaq gjithnjë, “peshkaqenët” nëse nuk marrin llokmën e mishit të premtuar para zgjedhjeve, herët a vonë mund ta kafshojnë kryeministrin, pasi oreksi duhet shuar në njëfarë mënyre dhe arroganca në atë rast nuk mund ta ndihmoj më kryeministrin dhe as nuk mund të drejtoi më gishtin tek “aleatët”, pasi tepsia është vetëm e tija…