Pse i harrojmë emrat e njerëzve kur i takojmë për herë të parë?

F-726x400

Ne mund ti kujtojmë shumë detaje për atë person por krejtësisht t’ia harrojmë emrin edhe pas një bisede të gjatë me të.

Përgjigjja ndodhet në mësimin e disa regjullave bazë mbi natyrën e memories.

Memoria apo kujtesa jonë nuk është e krijuar nga follder të ndarë që nuk lidhen me njëri – tjetrin, dhe që shenjohën me një rubrikë psh “Emrat”.

meeting-people

Por, truri ynë është asociativë. Ai është i ndërtuar mbi informata qw janë të lidhura njëra me tjetrën.

Kjo është edhe arsyeja pse ne fantazojmë. Ju e shihni që libri të cilin po e lexoni është shtypur në Paris, dhe menjëherë mendoni se ky qytet është shtëpia e kullës Eiffel, pastaj mendja ju shkon te dikush që së fundi e ka vizituar këtë qytet dhe mendja shkon kshtu vazhdimisht, secila pjesë e lidhur me pjesën tjetër jo në formë logjike por si rezultat i rastësisë, kohës e vendit kur e keni marrë atë informatë. Pra, memoria është e ndërtuar mbi këto lidhje, dhe kjo është arsyeja që ne i harrojmë emrat. Ato janë informata të shkëputura dhe të reja që duhet patjetër të kenë një lidhje me diçka në mënyrë që të mbesin në kujtesën tonë.

emri

Ja si t’i mbani mend emrat duke përdorur këto principe bazë të memories:

  1. Pasi ta dëgjoni emrin ju duhet ta përsëritni atë. Përsëritja është rregull i artë në mbamendje. Sa herë t’iu jepet shansi përsëriteni emrin e bashkëbiseduesit.
  2. Ju duhet të përpiqeni ta lidhni emrin që sapo e mësuat me diçka që dini. Nuk ka problem nëse kjo lidhje është komplet idiote. Me rëndësi është që lidhja me diçka që e dini do t’ia mundësoj memories të ruaj më lehtë emrin e ri. Dhe e fundit:
  3. Përpiquni ta lidhni emrin e ri me diçka tjetër që është karakteristikë e atij personi. Nëse këto lidhje ju duken të çuditshme, ju s’keni pse ti ndani me të tjerët. Me rëndësi është që memoria juaj do t’i ruaj më lehtë si pjesë e një asociacioni sesa si informatë e re dhe e shkëputur.
  4. jpg-1024x683