Pse gjumi i tepërt na bën më të lodhur?

02830500_02839100Keni pasur një javë të gjatë në punë, kështu që të premten mbrëma ju vendosni që të shkoni në shtrat më herët dhe të flini. Por kur zgjoheni ditën tjetër pas një gjumi më të gjatë ndjeheni edhe më të lodhur. Trupi juaj është ende i rraskapitur dhe keni një kokëdhimbje të madhe. Nëse të flesh pak është problem, atëherë pse edhe të flesh shumë është zgjidhja më e keqe?
Gjumi i tepërt nuk është i mirë dhe shkencëtarët e quajnë atë “dehje”. Por, ndryshe nga dëmtimi neurologjik që shkakton alkooli, gjumi i tepërt ju bënë që të ndjeheni të hutuar gjatë gjithë ditës.

Shkencëtarët besojnë se stimuluesi kardiak ka evoluar për të ju treguar qelizave në trupin tonë se si të rregullojnë energjinë e tyre në baza ditore. Kur fleni shumë, ju e hidhni orën tuaj biologjike, dhe ajo fillon të ju thotë qelizave një storje të ndryshme nga ajo që në fakt ato janë duke përjetuar, duke përfshirë ndjenjën e lodhjes.

Ju mund të zvarriteni nga shtrati në ora 11, por qelizat tuaja fillojnë të përdorin energjinë e tyre në ora 7.

Të zgjohesh vonë jo vetëm që do ta prishësh ditën tënde, por nëse jeni duke u zgjuar rregullisht vonë atëherë mund ta vëni në rrezik veten nga diabeti, sëmundje të zemrës dhe trashje.

Mjekët në Harvard gjetën se njerëzit të cilët flenë 9 deri në 11 orë kishin krijuar probleme të kujtesës dhe janë më të prirur për të zhvilluar sëmundje të zemrës se sa njerëzit që flinin 8 orë.