Pse femrat kanë më shumë ftohtë se meshkujt? Ja arsyet!

Janë disa arsye pse femrat kanë më ftohtë se meshkujt. Femrat janë më pak të mbrojtura nga i ftohti. Femrat kanë një volum më të vogël trupor dhe dhjami i tyre nuk mbron siç duhet organet e brendshme, për më tepër femrat kanë më pak muskuj që ndihmojnë trupin të nxehet.

Gratë janë relativisht më të vogla se burrat ndaj kanë një raport të pafavorshëm mes sipërfaqes dhe vëllimit. Për shkak se burrat kanë më pak lëkurë për kilogram peshë trupore kjo I ndihmon ata që të mos humbasin të nxehtin.

Gratë kanë lëkurë më të hollë se burrat, kështu që trupi gjatë të ftohtit e tërheq më shpejt gjakun brenda për të mbrojtur organet e brendshme.

Gratë kanë më pak muskuj se burrat. Muskujt prodhojnë dhe shpërndajnë të nxehtin.

Tek gratë dhjami përqëndrohet në vith, kofshë dhe gjok. Kurse tek burrat dhjami përqëndrohet kryesisht ne bark duke nxehur më shum,ë oganet e brendshme.

Gratë djegin më pak kalori se burrat për të mbajtur n nivelin e duhur metabolizmin . për këtë arsye ato prodhojnë më pak nxehtësi.