Pse është iPhone më i mirë se Galaxy S4

loading...

Hi-Tech-iPhone5_02_832221289

loading...
Pas prezantimit të specifikacioneve të S4: ekran 5 inç me 441 piksela për inç, 1080p display, quad core procesor dhe kamerë 13 megapiksela, Apple ka vendosur web faqen në të cilën sqaron se pse telefoni i saj është më i mirë se i konkurencës.

“Ekziston iPhone dhe ekzistojnë të gjithë të tjerër” është ajo e para që vërehet në web faqe, pas kësaj radhiten dhe arsyet se pse iPhone është i “veçantë”.

– iPhone ka marrë 8 çmime radhazi sa i përket kënaqësisë së përdoruesve që i jep J.D. Power and Associates.

– Vetëm iPhone dhe prodhimet tjera të Apple posedojn Retina Display.

– iPhone ka bateri të impresionuese e cila mundëson 8 orë bisedë, deri sa përmban dizajn të hollë dhe të lehtë.

– iPhone ka WiFI dhe LTE ultra të shpejtë.

– Vetëm iPhone dhe prodhimet e Apple kanë kyçje tek iTunes dhe App Store që ofron mbi 800.000 aplikacione.

– Vetëm iPhone ka Siri, asistentin personal inteligjent.

A janë këto arsyet që mund të ju bindin të përdorni iPhone?

loading...