Pse duhet të përdorim kakao?

kakao

Përdorimi i kakaos ndihmon për të rivendosur gjallërinë intelektuale te njerëzit me aftësi të kufizuara njohëse, thuhet në një studim të ri të shkenctarëve italian.

Kakao është i pasur me flavanol. Flavanoli mund të jetë pjesë e një qasjeje dietike në ruajtjen dhe përmirsimin e shëndetit kardiovaskular dhe atë të trurit. Prodhimet që përmbajnë 80% kakao duhet të përdoren.

90 të moshuar me dëmtime të vogla njohëse u morrën në analizë. Ata u ndanë në tri grupe dhe për 8 javë i’u dha dozë me kakao në nivele të ndryshme të flavanolit (të vogël, të mesëm, të madhe) dhe pas 8 javësh grupi që kishte përdorur sasinë më të madhe të kakaos doli më i suksesshëm në testet për njohje sesa dy grupet tjera, transmeton lajmi.net

Ky studim u arritë nga studiuesit italian të Universitetit të Aquilas.