Pse djersitem më shumë se të tjerët?

djersitemi-shume-femra-ushtrime-shendet

A e keni menduar ndonjëhereë pse aq shumë djersiteni sikur të keni dalë nga pishina ashtu i lagur, përderisa shoku juaj është i tharë tërësisht?

Së pari, të diskutojmë shkencën e djersitjes. Djersitja është një proces i nvojshëm që e relakson dhe ftohë trupin, shpjegon Dr. David M.Pariser, dermaatolog.

Kur trupi juaj fillon të nxehet, sistemi nervor stimulon gjëndrat e djersës për të liruar djersën. Me avullimin e pikave të djersës nga trupi, ato marrin nxehtësinë e trupit dhe e lirojnë në atmosferë.

Ajo çfarë djersitja nuk bën është detoksifikimi i trupit, thekson Pariser. Më shumë se 99% e djersës është ujë, së bashku me sasinë e elektroliteve siç është kripa. Përderisa një sasi e vogël e substancave toksike gjejnë rrugën për të dalë jashtë trupit përmes djersës, detoksifikimi kryesisht ndodhë në mëlçi, veshka dhe mushkëri.

Sa është sasia e mjaftueshme e djersës?

Vetëm një sasi e djersës konsiderohet normale. Ka shumë ndryshime në sasinë e djersitjes tek njerëzit dhe për shumicën është mëse normale. Ka një mesatare kur bëhet fjalë për prodhimin e djersës, disa mund të prodhojnë më shumë e disa më pak.

Shumica e njerëzve djersiten më shumë gjatë ushtrimeve apo në ndonjë ambient të nxehtë, apo edhe në situate stresuese, të turpshme ose edhe të pakëndshme. Megjithatë, nëse ju pavarsisht këtyre aryseve djersiteni gjatë gjithë kohës, sidomos në zona të caktuara të trupit, atëherë kjo mund të llogaritt gjendje mjekësore e cila quhet hyperhidrosis. Lloji i hiperhidrozës qendrore (fokale), mund të jetë gjenetike ku djersitja bëhet në pjesë të aktuara të trupit (zakonisht nën krahë, këmbë, duar apo fytyrë). Lloji i dytë mund të jetë efekt anësor i shakktuar nga ndonjë sëmundje (si diabeti apo hipertiroidizmi), menopauza apo medikamente të caktuara. Nëse ju ndjeni se keni djesitje jashtë normales bisedoni me mjekun mos ndoshta vallë bëhet fjalë për hiperhidrozë.

Sa ndikon stërvitja në djersitje?

Nëse nuke keni sëmundje dhe akoma djersiteni shumë, mund të jetë arsyeja se jeni i shëndetshëm. Thuhet se personat që janë vital dhe të shëndetshëm, djersiten më shumë, kjo është një gjë e mirë sepse djersitja ndihmon në ftohjen dhe stabilitetin e temperaturës trupore.

Faktorët tjerë

1. Gjinia

Meshkujt vital apo të shëndetshëm djersiten më shumë, sidomos gjatë stërvitjeve intenzie. Femrat më vitale dhe të shëndetshme ishin të dytat për nga rangimi që prodhonin më shumë djersë. Edhepse femrat kanë më shumë gjëndra të djersitjes se sa meshkujt, ato prodhojnë më pak djersë nga çdo gjëndër,shpjegojnë studiuesit.

2. Masa trupore

Meshkujt janë më të rëndë, kanë më shumë masë muskulore, për atë edhe priren të lirojnë më shumë nxehtësi gjatë stërvitjeve në krahasm me femrat. Studimet tregojnë se sa më e lartë të jetë masa trupore, aq më shumë djersë prodhon ai person.

3. Kafeja

Sigurisht që një kafe me qumësht do të aktivizojë temperaturën trupore, duke inkurajuar djersitjen. Megjithatë, nëse efekti diuretik i kafesë ndodhë para se të ushtroni, ose shkoni në banjo para se të ushtroni, ju vërtetë mund të djersiteni më pak.kështuqë, sigurohuni që të pini mjaftueshëm ujë që të qëndroni të hidratuar.

4. Alkoholi

Alkoholi rrit rrahjet e zemrës dhe zgjeron enët e gjakut në lëkurën tuaj, duke sjell gjaku në sipërfaqe të lëkurës suaj. Nga ana tjetër, kjo rrit temperatuën e trupit, ecila mund të shkaktojë më shumë djersitje.

5. Ushqimet pikante

Konsumi i ushqimeve pikante gjithashtu shkakton rritjen e temperaturës trupore duke prodhuar më shumë djersë.

6. Moti i nxehtë

Moti i nxehtë ndikon që të ju rritet temperatura trupore, duke rritur kështu edhe aktivitetin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut. Moti i lagësht e dyfishon nxehtësinë: meqenëse ka më shumë lagështi në ajër, është më vështirë që djersa të largohet nga lëkura juaj, duke frenuar kështu procesin e ftohjes.

Përfundimi

Ka shumë faktorë që përcaktojnë se sa djersë mund të prodhojë një individ, dhe vetëm një nivel apo sasi e caktuar mund të konsiderohet si normale. Sa më vital dhe të shëndetshëm të jeni, aq më shumë djersiteni. Megjithatq, nëse keni djersitje të tepruar pa ndonjë aktivitet fizik, kjo mund të jetë shenjë e një gjendje të rrallë mjekësore që njihet si hiperhidrozë. Kontrollohuni tek mjeku nëse keni shqetësime lidhur me këtë.