Pse disa femra janë vazhdimisht fatkeqe në dashuri?

46xx319

Përkundër tërë mundit, meshkujt rrallëherë i trajtojnë femrat ashtu si e meritojnë. Por, mungesa e lumturisë shpesh nuk ka të bëjë me meshkujt, me të cilët dilni, por me mënyrën sesi u qaseni atyre.

Femrat zakonisht shpejt kaplohen nga emocionet dhe nuk ia dalin që të shohin sesi një gjë e tillë krijon një dinamikë problematike në lidhje.

– Duhet të jeni e vetëdijshme për rolin tuaj – thotë këshilltarja dhe terapeutja Mishel Luis.

Ajo thotë se nuk duhet ta vajtojmë veten. Mos ndieni keqardhje nga vetvetja, sepse askujt nuk i pëlqejnë femrat e dëshpëruara. Nëse mashkulli nuk është i interesuar për ju, atëherë fajin e ka qasja dhe mënyra sesi e shihni vetveten tuaj. Njerëzit preferojnë të dalin me dikë që është plot vetëbesim. Nëse nuk keni vetëbesim, shtiruni sikurse kini dhe, me kalimin e kohës, aktrimi do të bëhet realitet.

Kurrë mos qani për ndonjë mashkull. Pa marrë parasysh arsyen e ndarjes, duhet ta dini se ka edhe meshkuj të tjerë.

Mos u tregoni meshkujve gjithçka nga jeta juaj. Femrat e mistershme duken më interesante. Shumë femra hapin zemrën para mashkullit, pa e njohur mirë atë. Ky është një gabim i madh.