Provoni këtë përzierje me banane për të hequr qimet e padëshiruara nga fytyra pa dhimbje

Qimet e fytyrës janë një problem estetik që të gjitha femrat e urrejnë. Prania e tyre në pjesën e sipërme të buzës apo në mjekër kryesisht bëhet shumë bezdisëse.

Gratë janë të gatshme të përdorin metoda të ndryshme si zbardhjen e tyre, depilimin me brisk, me krem, lazer, etj.

Por depilimi është i dhimbshëm, metoda me lazer është e shtrenjtë dhe zbardhuesi kimik ose kremi janë të dëmshëm. Kështu, ju duhet të përdorni metoda natyrale që përveçse zhdukin qimet, e bëjnë lëkurën të qëndrojë e butë në çdo kohë.

Përbërësit:
1 lugë gjelle pure banane
2 lugë gjelle tërshërë

Përgatitja dhe përdorimi:
Hidhni purenë e bananes dhe tërshërën në një tas të vogël. Përziejini mirë në mënyrë që të merrni një lloj paste homogjene.

Nëse dëshironi, mund të shtoni disa pika lëng limoni në përzierje, por ai mund të shkaktojë acarim për lëkurën e ndjeshme. Aplikojeni përzierjen në fytyrë butësisht në drejtim të rritjes së qimeve. Masazhojeni për 10 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

Ndiqeni këtë trajtim 2 herë në javë dhe do të shihni që qimet do të fillojnë të zhduken me kalimin e kohës.