Provë: Bëni dorën grusht/ Mënyra që zgjidhni, flet shumë për ju

loading...

loading...

Disa gjeste që ju mund të bëni, shpesh flasin më shumë se fjalët që mund të thoni.
Ndoshta ju doni të fshihni disa tipare që nuk i keni dhe shumë qejf tek vetja juaj, por gjestet tuaja tregojnë të kundërtën.
Ne po ju vëmë në një provë të vogël. Bëni dorën grusht dhe mënnyra se si zgjidhni ta mblidhni dorën, nxjerr në pah disa tipare të karakterit tuaj.

1-Bëni grushtin me gishtin e madh të mbështetur në gishtërintë e tjerë Ju ndoshta mund të jeni personi më energjik në botë. Kërkoni të dini shumë gjëra si dhe përpiqeni që t’i përqafoni shumë shpejt çdo inovacion. Jeni një njeri i sjellshëm, i cili gjatë gjithë kohës doni që t’i ndihmoni të tjerët. Ndonjëherë bëni më shumë sesa thoni, dhe është pikërisht kjo gjë, mirësia juaj që i zgjon tek të tjerët ndjenjën e respektin dhe vlerësimit. Ju shpesh jeni frymëzim për të tjerët, dhe nëse do ishit një drejtues do të ishit shumë të mirë, një shef që do gëzonte respektin e të gjithë punonjësve.

2-Bëni grushtin me gishtin e madh brenda Jeni njerëz të mençur dhe elokuent, por nuk jeni shumë të hapur për të krijuar miq të rinj. Përshtypja e parë që lini tek njerëzit është “persona të heshtur dhe të zymtë”, por sapo fillojnë t’ju njohin më mirë e kuptojnë se jeni shumë të butë dhe prekeni shpejt. Nëse përballeni me ndonjë problem, keni aftësinë që doni t’i shkoni që në “rrënjë” dhe më pas të përpiqeni që t’i jepni një zgjidhje. Jeni të matur dhe të mprehtë. Ndonjëherë ju kërkoni shumë nga vetja, dhe kjo ju shkakton shumë ankth. Kjo është arsyeja pse keni nevojë që dikush t’ju kuptojë edhe pa u shprehur me fjalë.

3-Bëni grushtin me gishtin e madh në anë Motoja juaj është “secili ka në dorë të zgjedhë rrugën e tij”, dhe ju zgjidhni gjithmon më të vështirën. Jeni praktik dhe i sinqertë, ia dini mirë vlerën vetes. Frika se mund të dështoni, ndonjëherë ju pengon të merrni vendime të guximshme. Kjo është arsyeja pse shpesh keni nevojë për miratim dhe lavdërim. Miqtë tuaj e vlerësojnë sinqeritetin, besueshmërinë dhe mprehtësinë. Ata rreth jush ndihen të mbrojtur në praninë tuaj dhe janë gjithmonë të lumtur t’ju kenë pranë.

4-Bëni grushtin me gishtin e madh të ngritur lart Jeni modest, por shumë i ditur dhe i gjithanshëm. Keni një mendje të shpejtë që gjeneron ide të panumërta e që shpesh mund të duken të pamundura në shikim të parë. Adhuroni të “zbuloni” botën, megjithatë , ndonjëherë e keni të vështirë të përqendroheni në diçka në veçanti sepse doni të dini të gjitha. Gjithkush mendon se jeni një enciklopedi dhe kërkon shumë këshillën tuaj. Por brenda, ju jeni mjaft të mbyllur, duke dhënë një “zgjidhje” shumë të kujdesshme.

loading...