Protestë e dhunshme në Paris

proteste

Qindra punonjës të taksive në qytetin e Parisit, marshuan për pakënaqësinë e shërbimeve jo-tradicionale të kompanisë së taksive Uber. Shumë shpejt situata u përkeqësua dhe marshimi u kthye në protestë, e cila mbushi rrugët e Parisit, raporton The Guardian

Qindra shoferë të taksive janë vendosur në rrugën e aeroportit, në një udhëkryq në Parisin perëndimorë.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës për t’i shtyrë mbrapa dhjetëra shoferët që përpiqeshin të bllokojnë rrugën pranë Porte Maillot, por disa shoferë iu vunë zjarrin gomave të taksive të tyre.

Ndërkohë, policia ka konfirmuar se kanë arrestuar gjithsej 20 protestues.

Zëdhënësi për Taksitë e Francëz, Thierry Guichard tha se qeveria kishte dështuar të veprojë për te mbrojtur shoferët e taksive dhe të sigurojë respektimin e rregullave