Prostitucioni në qendër të Tiranës, bazë me klientë VIP

loading...

loading...
Shkatërrohet baza e prostitucionit në kryeqytet. Policia ka vënë në pranga mbrëmjen e së mërkurës tre persona, ndërsa dy të tjerë po i heton në gjendje të lirë për shfrytëzim prostitucioni.
Më konkretisht, është arrestuar Agron Koçi, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për mbajtje të lëndëve narkotike, Liljana Aliko, 24 vjeç, lindur dhe banuese në Delvinë dhe Oltion Mehmeti, 28 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.

Ndërkohë, do të hetohen në gjendje të lirë, Hekuran.B, 56 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, pronar i hotelit “Kalaja”, i cili është përdorur për qëllime prostitucioni dhe menaxherja e këtij hoteli, Nazmije.V, 47 vjeç, lindur në Dibër dhe banuese në Tiranë.

Rrjeti

Dy ditë më parë, rreth orës 17:15 minuta, Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme ka bllokuar hotelin “Kalaja”, i cili mendohej se prej kohësh përdorej për shfrytëzim prostitucioni.

Pas marrjes së informacionit në rrugë të sigurta, blutë e Tiranës kanë ushtruar një kontroll në këtë hotel dhe gjatë kësaj kohe ka rezultuar se në këto mjedise vajza të reja përdoreshin për qëllime prostitucioni../Gazeta Shqiptare/

loading...