Propozimi më i veçantë në plazhin e Vlorës – VIDEO

0Një ngjarje mjaft e bukur ndodhi në plazhin e Radhimës, ku një i ri shqiptar i bëri një propozim të veçantë për martesë së dashurës së tij amerikane.

Mario Rrapaj i cili është dirigjent në Ceki, u fut të lahej në det, por u zhduk papritmas, duke lënë në ankth të dashurën e tij, Carson Dorsey.

Brenda pak minutash, ai u shfaq i veshur me kostum, me një unazë në dorë dhe i kërkoi amerikanes të martohet me të. Kjo duket të jetë dita më e lumtur për amerikanen, e cila është këngëtare lirike në Texas.