Propozim për martesë si ky nuk keni parë ndonjëherë (Video)

propozim-560x347_1477236053-5489571

Një djalë romantik e ka habitur të dashurën e tij pasi i ka propozuar në mes të sheshit “Time Square” në Nju-Jork. Plani u kurdis në atë mënyrë që, 29-vjeçarja mori një mesazh nga shefi i saj për të dalë dhe për të kontrolluar nëse reklama e fundit e kompanisë së tyre, do të shfaqej në ekranin gjigant. Por, ky ishte thjesht një rreng i planifikuar nga i dashuri i saj prej dy vitesh. Në këtë reklamë ai kishte krijuar një klip të vogël ku përmblidhte të gjithë historinë e tyre të dashurisë. Më pas ai i ulet në gjunjë dhe e pyet nëse është gati të martohet me të.