Pronari i Toyota-s nuk u beson syve kur kupton se kush e kishte shkatërruar veturën e tij VIDEO

toyota-corolla_1476666990-8111991

Kamerat e sigurisë kapin pamjet kur një “Toyota Corolla” në Turqi sulmohet nga diçka e papritur. Një grup i qenve endacakë shkatërruan një veturë “Toyota Corrolla” në Turqi, duke i dëmtuar pjesën e përparme. Nuk dihet se çfarë i shtyri ata të bëjnë këtë veprim, por në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, ata shihen se si fillimisht i afrohen veturës, duke e shkatërruar atë më pas. Pronari i veturës, të cilën e kishte parkuar para lokalit të tij kishte menduar se dëmi ishte shkaktuar nga ndonjë hajdut ose keqbërës, por ishte shokuar kur kishte parë se qentë ishin fajtorët. Riparimi i dëmeve të shkaktuara, këtij pronari i kushtoi rreth 1.600 dollarë amerikanë.