Pronari i dhuron punonjësit BMW në vlerë prej 10 mijë eurosh. Ja pse

loading...


Lajmi i mëparshëm se Mirosllav Biljaka, pronari i kompanisë transportuese “Biljaka Trans,” punonjësit të tij Damir Topaloviç i dhuroi një makinë në vlerë prej 20 mijë Markave Konvertibile (rreth 10 mijë euro) shkaktoi jehonë si një bubullimë. Pra, lajmi pozitiv në kantonin e Bosnjës qendrore është vështirë për t’u besuar. Megjithatë, Miroslav, gruaja e tij dhe fëmijët nuk ishin aspak në hamendje nëse Damirit duhet ti dhurohet BMW-ja, raporton Anadolu Agency (AA).
“Duhet patjetër të them se Damiri lajmin e priti me mosbesim. Kur i thashë se do ti dhurojmë BMW-në ai e kapi kokën. Një herë ai nuk tha asgjë, dhe pastaj doli. Ai madje filloi edhe të qajë, thjeshtë nuk besonte. Por Damiri tek ne ka punuar për rreth 12 vjet si shofer, dhe pastaj katër vjet ka punuar si dispeçer. Gjatë gjithë kësaj kohe kurrë, absolutisht kurrë nuk kemi patur asnjë keqkuptim më të vogël, e lëre më ndonjë konflikt”, tha për AA, Biljaka pronari i kompanisë së transportit e cila punon në transportin ndërkombëtar.
Ai shtoi se Damir e ka pranuar firmën si të tijën dhe se është një punëtor i zellshëm. “Ai e di punën dhe ne mund të mbështetemi në atë në çdo kohë të ditës dhe natës, dhe këtu nuk ka ndonjë filozofi të madhe. Punëtorët e mirë duhet të shpërblehen dhe të inkurajohen që të vazhdojnë të punojnë mirë dhe të qëndrojnë në kompani. Unë mund të them se Damir atë automjet me kontributin, punën dhe angazhimin e tij e ka fituar dhe merituar”, tha Biljaka.
Kompania e Mirosllav Biljaka-s punonjësve të tyre të cilët punojnë më shumë se një vit u jep bonus për pushime vjetore, Krishtlindjeve, stimuj të ndryshëm, ndërsa punëtorët në shumicën e rasteve këto përfitime ia kthejnë duke punuar në mënyrë korrekte dhe duke kryer obligimet e tyre.
Kompania në fjalë vepron nga viti 2000 dhe çdo vit shënin rritje. Pronari krenar i automjetit Topaloviç tregon se kur dhe si filloi të punojë në komapaninë e tij të tanishme.
“Pas luftës fillova biznesin tim. Megjithatë, nuk arrita sukses. I lajmërova Mirosllavit për punë dhe ai më pranoi. Isha shofer i kamionëve transportues. Siç kalonin vitet e pash se më pranuan si anëtar të familjes së tyre. Si mund të bëjë diçka të keqe ndaj ndërmarrjes në të cilën fitoj bukën time”, tha Topalloviç. Sinqerisht e pranoi se nuk ka mund të vijë në vete kur dëgjoi lajmin se ka fituar automobilin.
“Kjo për mua ishte befasi e madhe të cilën nuk kam mundur ta ëndërrojë. Më duhej kohë të qetësohem nga emocionet. Deri tani disa herë jam shpërblyer për punën time, por këtë dhuratë vërtetë nuk e kam pritur. Mendoj se është fat i madh nëse punoni tek një punëdhënës i ndershëm i cili çmon punën, njohuritë dhe përpjekjet tuaja. Mua për këtë ndërmarrje asnjëherë nuk më vjen rëndë të punojë, sepse e di se punoj jo vetëm për pronarin por edhe për veten”, thotë Topalloviç për AA.
a

loading...

loading...