Pronarët: Furgoni që është përdorur në ‘Shok’, vazhdimisht na ka sjellë fat (Video)

furg


Makina e familjes Zeqiri nga Stan Tërgu, një furgon i kuq, ishte pjesë e filmit “SHOK”, i cili u nominua për çmimin prestigjioz Oskar, njofton Klan Kosova.
E pronari i këtij mjeti të cilin e kishte blerë para 16 vjetëve, thotë se gjithmonë furgoni i ka sjellë të mira.
Prandaj, beson se fat i solli edhe filmit.
Shaqir Zeqiri thotë se qysh kur ia kërkuan mjetin e tij ai e diti se filmi do të kishte sukses.
“Momentin që edhe kombi ka marrë pjesë në ato sekuenca e kom pas një përshtypje që ka me ec filmi mirë”.
Ndryshe nga filmi që mori vëmendjen e botës, banorët dhe vendi ku është xhiruar ai nuk gëzojnë kujdes nga ana e institucioneve.