Promo e emisionit të 45’të ExpressRozë, mysafirë: Nora Istrefi, Kallashi, Blero, Zaimina Vasjari, Genta Ismajli dhe Genc Prelvukaj (Video)

loading...

Edhe këtë javë në emisionin ExpressRozë do të jeni me rubrikat e ndryshme me këngëtarë dhe aktorë të cilët do të flasim për karrierën e tyre, por edhe lajmet më të reja nga bota e show bizit.

Sot transmetohet ExpressRozë në Televizionin Klan (16:00) dhe në AlSat (21:00) ku do të mund ta ndiqni intervistën ekskluzive të këngëtares Nora.

Nora do të flet për krizën e saj në lidhje me Robertin por edhe për këngën e re dhe karrierën e saj muzikore.

Donjeta Kosumi – Kallashi tregon më shumë për thashethemet se ajo është shtatzënë. Çka thotë Kallashi, ndiqeni intervistën e saj.

Bashkëpunimi i Gentës me Etnon bëri bujë dhe shumë shpejt u bë hit. Për këngën “Shake It” dhe a flirtojnë ata, tregojnë Genta me Gencin.

Zaimina Vasjari flet për herë të parë për lidhjen e saj tri vjeçare. Si do të ecë ajo në karrierën e saj muzikore apo do ti përkushtohet karrierës.

Në rubrikën In dhe Out të ftuar njëri prej çiftëve më simpatike të Prishtinë. Miradije Vllahiu dhe Arbër Vllahiu flasin për atë se si vishen VIP’at.

Këto intervista dhe shumë lajme të tjera do të mund ti ndiqni në emisionin ExpressRozë që transmetohet sonte në dy kanale, në Televizionin Klan (16:00) dhe AlSat M (21:00).

screenshot-www gazetaexpress com 2016-03-12 13-44-29

loading...

loading...