Prokurori serb: Nuk dua të paragjykojë se a do të ketë aktakuzë për trafikim me organe

Në një intervistë për Gazetën serbe Danas Prokurori serbe për krime lufte Vladimir Vukcevic, ka thënë se pret që nga dëshmitë e më se 400 dëshmitarëve, Prokurori Clint Williamson ka mbledhur mjaftueshëm dëshmi për kidnapime, vrasje, kidnapime dhe tregti me organe, pra, për krimet që janë kryer nga viti 1998 -2000 ndaj kolegëve serbë dhe viktimave tjera jo shqiptare, për të cilët askush deri më tash nuk ka dhënë përgjegjësi. Ai ka thënë se Taskë Forca e BE’së ka kryer hetime në 9 vende të rajonit, por edhe në Rusi, Turqi dhe Ukrainë.

Sipas Vukcevic, hetimet kanë vazhduar duke u bazuar në të dhënat e prokurorisë serbe, raportin e Dick Martyt dhe të Jean Charles Gardetto

A ju ka njoftuar Williamson për rezultatet e hetimeve? Si e shihni rrjedhën e tyre?
Vukcevic: Kemi biseduar dy herë të martën. Një takim zyrtar në kabinetin tim ndërsa jozyrtarisht në një darkë që e shtruam për nderë të tij. Mendoj se në mënyrë të suksesshme është kryer një punë e rëndësishme që ka filluar në janar të vitit 2008. Ne në prokurori jemi veçmas të lumtur, pasi konsiderojmë se është dëshmuar ajo që ne kemi pohuar nga fillimi. Në anën tjetër, kemi një marrëveshje kolegjiale me Williamson që të mos jepet asnjë detaj për publikun derisa të mos publikohet raporti.
Thatë se Prokuroria për krime lufte ka dhënë dëshmi të mjaftueshme për 300 persona që kanë qenë viktima të trafikimit me organe. A ka mundur Williamson t’i gjejë kryesit e këtyre krimeve?

Vukcevic: Duke hetuar fatin e 300 deri 500 personave të zhdukur të nacionalitetit joshqiptar, kemi ardhur në përfundim se ata kanë qenë viktima të krimeve të luftës, ndërsa ka pasur edhe marrje të dhunshme të organeve për t’i shitur ato.
Për këtë e kemi njoftuar së pari Dick Martyn, ndërsa pas themelimit të ekipit special hetues, i kemi njoftuar edhe ata.
Dua të rikujtoj se në atë kohë ka mbretëruar anarkia në Shqipërinë Veriore, pasi në atë terren kanë qenë të pranishme grupe të forta mafioze. Ka qenë e pranishme tregtia me armë, njerëz,narkotikë ndërsa tregtia me organe njerëzore shumë profitabile.
Nëse askush nuk procedohet për shkak të rastit “Shtëpia e Verdhë” përkatësisht për tregtinë me organe, a do të jetë kjo për shkak të mungesës së dëshmive apo për shkak të mosangazhimit të ekipit të Williamson, presioneve politike apo dicka tjetër?
Vukcevic: Konsideroj se ekipi i Williamson është treguar si një ekip shumë profesional dhe nuk i është nënshtruar asnjë presioni politik.
A prisni se do të ngritën aktakuza dhe që të ketë arrestime në lidhje me trafikimin e organeve njerëzore? Nëse vjen deri te kjo, a ka Prokuroria serbe ingerenca që të vazhdoj të merret me këtë rast, apo kjo do të përfundojë nëse hetimet e Williamson tregojnë se nuk ka mjaftë dëshmi?
Vukcevic: Nuk do të paragjykojë. Do ti presim rezultatet zyrtare të ekipit të Williamson.
Sa do të mundej, në bazë të dëshmive që Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë ia ka dhënë Williamsonit, të ngrihej një aktakuzë për krime lufte në Kosovë, respektivisht për trafikimin me organe? Në mesin e tyre që kanë kryer krime apo që kanë dhënë urdhra ka edhe emra të mëdhenj të politikës? Më së shpeshti përmendet Hashim Thaçi…
Vukcevic: Gjithçka varet nga dëshmitë e mbledhura. Para se tia dorëzojmë të dhënat ekipit të Ëilliamsonit, kemi gjetur dëshmi që tregojnë se janë kryer krime lufte, por edhe kemi ardhur edhe në përfundim se kush mund të përgjigjet për to. Tash është koha që Bashkësia Ndërkombëtare ta themelojë Gjykatën për krimet e UCK’së që do ti gjykonte të akuzuarit.
Cili do të jetë bashkëpunimi i Prokurisë Serbe me Gjykatën Speciale që do të duhej të themelohej në Kosovë dhe që do të merret me rastin e trafikimit me organe? A jeni në dijeni kur do të formohet gjykata?

Vukcevic: Gjykata për Kosovën do të duhet të formohet në Holandë, në fillim të vitit 2015. Do të ketë gjykatës ndërkombëtarë sipas të drejtës vendore. Votimi i rezolutës në parlamentin e Kosovës me të cilën është dhënë pajtimi për formimin e Gjykatës është bërë nën një presion të madh ndërkombëtarë, vecmas nga BE dhe SHBA.
Për dallim nga 2008, kur ne bashkë me kolegët shqiptarë provuam të hetojmë këto ngjarje, atmosfera tani ka ndryshuar tërësisht. Së paku kështu e kam kuptuar deklaratën e Atifete Jahjagës në bisedë me Williamsonin të hënën në Prishtinë, kur tha se Kosova është e gatshme që të përmbushë obligimet në mënyrë që ky proces të përmbyllet.
Kur do të publikohet raporti dhe cilat janë hapat e mëpastajmë të prokurorisë serbe?
Vukcevic: Raporti do të publikohet më 28 korrik në Bruksel dhe jam i sigurt se do të jetë një konfirmim i përpjekjeve të sinqerta që përgjegjësit për vrasjen e serbëve dhe të joshqiptarëve tjere përfundimisht të nxirren para drejtësisë.