Prokurori kërkon dënim minimal për Bllacën

loading...

loading...
(E plotësuar) Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Nazim Bllacës.

Verdikti pritet të jepet më 19 korrik.

Prokurori i rastit, Marucio Salustro ka kërkuar dënim minimal për Bllacën. Arysja për këtë, sipas tij, është fakti se Bllaca ka qenë dëshmitar bashkëpunues në rastin Bllaca 1 dhe Bllaca 2.

Para medieve ka folur avokati i Bllacës, Osman Havolli, i cili tha se edhe mbrojtja është e pajtimit me kërkesën e Prokurorit.

“Gjatë seancës së sotshme kemi diskutuar se cili ligj të aplikohet në rastin Bllaca dhe kemi ardh në përfundim që të aplikohet Ligji Penal i Kosovës i vitit 1999, meqë në atë kohë është kryer vepra penale”, tha avokati.

Sipas tij, për raste të tilla, dënimi minimal është 10 vite burg, mirëpo shtoi ai, gjykata mund t’i bëj favore Bllacës dhe ky dënim të zbutet.

(E plotësuar) Nazim Bllaca sapo ka arritur në Gjykatë e bashkë me të edhe prokurori i rastit Maurizio Salustro.

Njëjtë sikurse herën e kaluar, edhe në këtë seanca ka masa të shtuara të sigurisë, derisa policia nuk po lejon askënd të afrohet para objektit të Gjykatës. Bllaca është sjell para gjykatës i mbuluar me të zeza.

Në çastet kur Bllaca ka arritur në gjykatë në të njëjtën kohë është sjellë edhe një person tjetre nën masat e njëjta të sigurisë. Gazetarja raporton se personi tjetër po ashtu ka qenë i mbuluar, prandaj ka qenë e pamundshme të identifikohet,transmeton express.

Seanca po mbahet e mbyllur pr media./LajmeOnline/

Bllacës sot i shqiptohet verdikti nga Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit në Prishtinë pritet të japë sot verdiktin në rastin Bllaca 3.

Gjykata sot pritet t’i shqiptojë aktgjykimin Nazim Bllacës, të akuzuar për vrasjen e ish-pjesëtarit të Shërbimit të Sigurimit Shterëror të Kosovës, Ibush Kllokoqi, më 1999,transmeton koha.

Shqyrtimi gjyqësor ndaj rastit Bllaca ka përfunduar më 3 korrik. Sipas avokatit të tij, Osman Havolli , Bllaca në mënyrë shumë të qetë e ka pranuar vrasjen, të ndodhur më 6 gusht 1999. /LajmeOnline/

loading...