Profesori sfidon studentin: Nëse e bën kosh, e anuloj provimin (VIDEO)

kosh-640x356Vinny Forte është heroi i ri i Universitetit Ohio. Ose të paktën i shokëve dhe shoqeve të tij në leksionin e kimisë. Gjatë leksionit që do të zhvillohej provimi i parë i kimikës organike, profesori hodhi një top letre në pjesën e përparme të klasës për të treguar konceptin e protoneve. Në këtë pikë sfidoi studentin që e kishte marrë topin e letrës për ta bërë kosh në koshin e plehrave nga vendi ku ishte ulur. Nëse do arrinte ta bënte kosh, profesori i premtoi të gjithë klasës që do të anullonte provimin, dhe se të gjithë studentët do e merrnin atë me 100 pikë të plota. Siç duket në video, Vinny Forte arriti të shënonte dhe ta linte klasën me një provim më pak. Video e tij u bë virale në rrjetet sociale.

https://youtu.be/nY3U-p1gcX0