Profesionet që të japin më pak stres – FOTO

Relaxed-Man-564x272

Për fat të keq në shtetin tonë ende nuk është zhvilluar një studim i tillë. Tani për tani mund të mendojmë se cilat janë vendet e punës me më pak stres. E mundshme është që të punësuarit në administratë të cilët nuk kanë vend në zyrë dhe pinë kafe në rrugë duhet të jetë më pak stresuese ose ndoshta nënpunësit e bankave të cilët punojnë në ndonjë sektor që ka më pak punë. Një ditë ndoshta do të ketë një lloj të tillë kërkimi.

Në ndërkohë shikoni listën e profesioneve më pak stresues në SHBA, si dhe karakteristikat e këtyre vendeve të punës:

Të punësuarit në bibliotekë 

 

Në SHBA ata fitojnë një mesatare reth 55.000 dollarë në vit. Një mjedisë paqësore dhe puna me libra e bën këtë vend pune mjaft të qetë dhe pa stres. Gjithashtu nëse keni mundësi, kohën gjatë punës mund ta shfrytëzoni për të përmisar veten edhe në fusha të tjera.

 

Parukier 

Kjo punë mund të futet në listën shtëpiake nëse ju e kryeni ndonjëherë. Edhe pse parukierët gjatë gjithë ditës qëndrojnë në këmbë, mjedisi i këndshëm dhe komunikimi me klientët është një avantazh i madh në këtë profesion. Përndryshe, parukierët në SHBA fitojnë diku sa gjysma e asaj që fitojnë të punësuarit në bibliotekë, reth 23.000 dollarë në vit.

Dietolog

Personat që punojnë në sektorin e ushqimeve të shëndetshme – Amerikanët kanë probleme serioze me peshën, për këtë arsye ky profesion është mjaftë i nevojshëm. Krijimi i planeve ushqimore për njerëzit që kanë probleme me peshën me qëllim që ata të dobësohen, nuk është punë stresuese dhe gjithashtu paguhet mirë, reth 56.000 dollarë në vit.

Rrobaqebës

Çdo ditë ka mundësinë të jetë kreativ, një gjë e tillë sipas hulumtimit është përparësia kryesore e këtij profesioni. Rrobaqepësit paguen reth 23.000 dollarë në vit.

Profesor në fakultet

 

Puna me të rrinjtë, shumë kohë të lirë, mundësia për të kryer obligime të ndryshme gjatë kohës se lire. Pa asnjë dyshim puna më pak stresuese dhe me shumë mundësi edhe në ndonjë hulumtim në vendin tonë do të ishte në vend të parë, njëjtë si në SHBA. Gjithashtu ka pagën më të lartë nga profesionet e përzgjedhura, reth 65.000 dollarë në vit./Shqipmedia