Probleme për Mavrajn

mavraj-koln-2-582x358

Mërgim Mavraj nuk është ftuar fare për ndeshjen që Koln e zhvilloi ndaj Stuttgartit.
Mërgim Mavraj e ka ndjekur nga tribunat takimit të cilin skuadra e tij Koln e humbi nga Stuttgart 3:1.

Ai nuk u ftua fare për këtë ndeshje nga trajneri Peter Stoger, transmeton Panorama Sport.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë u përball me një lëndim të rëndë i cili e la jashtë fushave për disa muaj, ndërsa tash kur është rikuperuar, po has në vështirësi për ta rikthyer vendin në formacionin e skuadrës gjermane.