Probleme me pagjumësi? Pini këtë lëng me dy përbërës dhe do t’ju merr gjumi menjëherë

loading...


Në këtë kohë moderne, ne kemi filluar t’i neglizhojmë edhe funksionet më të rëndësishme njerëzore. Kemi filluar të konsumojmë më shumë ushqim të shpejt, nuk flemë mjaftueshëm dhe e shohim familjen më rrallë.

Janë rreth 40 milionë të rritur që vuajnë nga më shumë se 70 lloje të ndryshme të çrregullimeve të gjumit. 60% e të rriturve kanë probleme me gjumë disa net brenda javës, e disa çdo natë, transmeton Telegrafi.

Më shumë se 40% e të rriturve kanë raportuar se gjatë ditës ndjehen të përgjumur dhe kjo i pengon ata me aktivitetet ditore.

Dhe, 69% e fëmijëve ballafaqohen me një apo më shumë probleme me gjumë gjatë javës.

Për trurin dhe trupin e një njeriu të rritur, është shumë e rekomandueshme që të bëjë së paku 7-8 orë gjumë çdo natë. Sidoqoftë, fëmijët kanë nevojë për më shumë gjumë, të paktën 10 orë gjumë për shkak të rritjes së vazhdueshme. Ndërsa adoleshentët kanë nevojë për 9-10 orë gjumë.

Prandaj, është e rëndësishme që të bëni gjumin një prioritet.

Për të kaluar një natë të mirë me gjumë, duhen vetëm dy përbërës: mjaltë organike dhe kripë deti e Himalajeve.

I përzieni pesë lugë gjelle mjaltë organike me një lugë gjelle kripë deti dhe produktin e fituar e përdorni para se të shkoni në shtrat, transmeton Telegrafi.

Vetëm e vëni pak nga produkti nën gjuhë dhe pritni t’ju merr gjumi.

Pse është ky produkt i mirë?

Kripa e detit të Himalajeve përmban më shumë se 80 elemente që trupit i duhen për procese të ndryshme, përfshirë ripërtëritjen e trupit nga dita e kaluar.

Në anën tjetër, mjalti përmban glukozë që i furnizon qelizat tona me energjinë e nevojshme dhe ndihmon në ripërtëritje.

Kur këto dyja përzihen e rrisin nivelin e serotinës, që është shumë e rëndësishme për trurin pasi që i nxitë ndjenjat e relaksimit. Kombinimi i këtyre dyjave ndihmon të relaksoheni dhe të flini mirë. /Telegrafi/
Swallow-THIS-Fall-Asleep-Almost-Instantly-Stay-Asleep-and-Wake-Up-Refreshed-780x439

loading...

loading...