Pritja madhështore që iu bë Majlindës dhe Norës (Video)

Qytetarë dhe disa nga liderët e shtetit të Kosovës kanë pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, xhudistet nga Kosova, Majlinda Kelmendi, e cila ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos në Kazan të Rusisë, e Nora Gjakovën, e cila u kthye me medalje të bronztë.

Për t’i uruar për fitoret, në Aeroportin e Prishtinës është edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, raporton REL.

Xhudistja nga Peja ka mposhtur në finale francezen Priscilla Gneto. Xhudistja Kelmendi është edhe kampione botërore në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kelmendi, e cila tashmë ka fituar me famë botërore, në vitin 2014 ishte nderuar nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me Medaljen Presidenciale të Meritave, për të arriturat e saj në sportin e xhudos.
CACA