Pritet edhe rritja e cmimit të ujit

Qytetarët të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina, nga janari I vitit të ardhshëm pritet të paguajn më shumë në fatuarat të cilat do ti marrin për shfrytëzimin e ujit të pijes. E kjo do të ndodhë nëse kërkesa e kompanisë në fjalë do të aprovohet nga Zyra e Rregullatorit pëer Ujë dhe kanalizim.

Zyrtarë të ujësjellësit Rajonal Prishtina kërkesën për rritje të tarfiave e kanë arsyetuar më projektet që janë duke I implemntuar për të cilat duhet shlyer borxhet e marra.

Selatin Retkoceri – drejtor ekzekutiv financiar ne `KUR- Prishtina` theksoi per RTK se inkasimi i ulët nga qytetarët ka shtyer kompnainsë e ujësjellësit Prishtina që të mendoj për rritje të tarifave. Sipas tij borxhi I konsumatorëve ndaj kësaj kompanie është me miliona euro.

Pavërësisht kësaj qytetarët nuk po pajtohen që xhepi I tyre të rëndohet për shkak të kthimit të kredive të ujësjellësit. Ata thonë se kjo gjë është dashur të mendohet që në fillim të projekteve.

Rreth 50 centë është shuma mujore që do të jetë më e madhe për faturen e ujit, e cila sipas zyratrëve të kopmanisë Prishtina, nuk është e pa përballueshme për qytetarët.

Por do të ndodhë kjo apo jo mbetet të vendosë Zyra Rregullatore për ujë dhe kanalizim.

Në një deklaratë për media Lule Aliu, zyrtare e rregullatorit, ZRRUK është në fazën fillestare të pranimit të aplikacioneve për tarifa, nga të gjitha Kompanitë e Ujësjellësit në Kosovë. Përderisa të analizohen kërkesat e tyre dhe të gjitha të dhënat në detaje nuk mund të thuhet sigurt nëse do të ketë rritje të tarifave. /rtk/