Prishi Porsche-n 1.3 milion sterlina, tani do falimentojë

Një gazetar britanik tha se do të falimentojë pasi prishi motorin e një Porsche që kushton 1.3 milion sterlina. Ai ia kishte marrë borxh makinën një ish- piloti të Formula 1.

Mark Hales po e testonte makinën e fuqishme, që është në pronësi të David Piper, për një shkrim reviste, kur aksidentalisht prishi motorin duke ndërruar marshet.

Ai pretendon se piloti veteran ka pranuar që të paguajë faturën për dëmet, por një gjykatë ka vendosur se Hales është përgjegjës për dëmet dhe duhet të paguajë më shumë se 100 mijë sterlina.

Gazetari ankohet se një faturë e tillë do e falimentojë atë.

Hales, 62 vjeç, që është një shofer me eksperiencë do krahasonte makinën Porsche 917 me Ferrari-n klasik të Nick Mason të grupit Pink Floyd.

Por gjatë ndërrimit të marsheve, ai e sforcoi shumë motorin, duke e dëmtuar atë.

Ai do shkruante një artikull për revistat Octane dhe Auto Italia.

makina 1

makina 2