Prishet teleferiku, djali sheh vdekjen me sy (VIDEO)


Një djalosh ishte gati të vdiste, pasi teleferiku ku ai ishte duke qëndruar me pajisjet e skijimit, ishte prishur. Ngjarja që ndodhi më 2 janar të këtij viti, tashmë është transmetuar në shumë media dhe rrjete sociale. Djaloshi shihet teksa qëndron varur në teleferik dhe i lëshon pajisjet e skijimit, që t`i lehtësojnë peshën. Siç kanë raportuar mediat, djali kishte qëndruar i qetë dhe nuk kishte bërë panikë. Ai ishte shpëtuar nga ekipi i skijimit dhe nuk kishte marrë lëndime.