Prindërit puthin vajzën e vogël para se ta dërgojnë në sulm kamikaz

Ky është momenti kur prindërit xhihadistë puthin vajzat e tyre të vogla përpara se njëra prej tyre të shkojë në një stacion policor në Siri, duke hedhur veten në erë.
Pamjet tregojnë prindërit teksa mësojnë vajzat e vogla, shtatë dhe nëntë vjeç, se si të kryejnë sulmin vetëvrasës.

Pak më vonë, vajza shtatëvjeçare hyri në një stacion policie në Damask të Sirisë, duke hedhur veten në erë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 dhjetor, kur vajza shtatëvjeçare hyri me qetësi në rajonin e policisë, raporton Daily Mail.

Ende nuk dihet kush e ka porositur sulmin, por mendohet se babai i vajzave është anëtar i një grupi të lidhur me Al Kaedën.

Shpërthimi në rajonin policor plagosi tre oficerë.

“Një vajzë shtatë vjeç hyri në stacionin policor, me një rrip vetëvrasës në bel, që u shpërthye me telekomandë nga diku”, shkruajnë mediat.

Një burim policor tha se vajza dukej sikur kishte humbur rrugën dhe kërkoi të përdorte banjën.

Sapo u fut brenda, shpërtheu eksplozivi.

Mediat kanë publikuar edhe pamje të trupit të vajzës, që janë tepër të rënda për transmetim.