Prindërit çojnë djalin tre vjeç në plazh, vënë duart në kokë nga ajo që ndodh

Prindërit e një djali tre vjeçar kanë vënë duart në kokë, kur kanë parë se si u bë lëkura e tij në plazh.

Ata kishin vendosur krem plazhi, i cili e kishte faktorin mbrojtës 50 %. Kremi duhet ta mbronte fëmijën nga rrezet e diellit por kjo nuk ka ndodhur, pasi lëkura e tij është shkrumbuar.

I vendosa krem dhe luajti vetëm 10 apo 15 minuta me top anës detit me të atin. Më pas filloi të qante me të madhe. U qetësua kur shkuam në shtëpi, por kur u zgjua mëngjesin tjetër lëkura e tij ishte djegur aq keq”,- ka thënë nëna e djalit.

Ky rast tregon se prindërit duhet të bëjnë shume kujdes kur blejnë kremra për fëmijët e tyre dhe të shikojnë mirë datat e skadencës sepse lëkura e tyre është shumë e ndjeshme dhe mund të dëmtohet shumë lehtë.