Prindërit bëhen gati të ja japin lamtumirën vogëlushes, por ndodh diçka e papritur (Foto)


Historia që ka si protagoniste vogëlushen Bella Moore Ëilliams, është përtej të zakonshmes. Vajza nga Essex në Angli, lindi me një sëmundje e cila në pak kohë agravoi deri në fazën terminale.
Në korrik të vitit të kaluar teksa ndodhej me pushime me familjen në ishujt Canaria, gjendja e saj u rëndua, duke i lënë mjekët dhe prindërit e saj pa shpresë.

Kur erdhi momenti për të fikur pajisjen që e mbante në jetë, pasi mjekët kishin dhënë mendimin e tyre se për shkak të përkeqësimit të gjendjes, nuk kishte më shpresë dhe se ishte dëmtuar truri i vogëlushes, pritej vetëm lajmi i vdekjes.

Por rreth 30 minuta që nga momenti që u deklarua se pritej të vdiste nga çasti në çast, vajza nisi të lëvizë dhe të reagojë, duke i lënë të gjithë pa fjalë, shkruan noa.al.
Babai i saj tregon momentet drithëruese, “Po i mbanim dorën, duke pritur frymën e fundit. Befas nisi të lëvizë vetë dhe më shtrëngoi dorën”.

Që nga ai moment nisi një punë e gjatë e mjekëve për të ndihmuar Bella, që të nisë të përmendet gradualisht. Tashmë pas pesë muajsh që nga ai moment vogëlushja është mirë, por i duhet të marrë rregullisht ilaçe, për të kapërcyer vështirësitë në frymëmarrje.
p1

p2

p3

p4