Princi saudit terbohet me revisten Forbes Jam me i pasur

Princi i Arabisë Saudite Alwaleed Bin Talal ka akuzuar revistën Forbes se ka nënvlerësuar pasurinë e tij. Sipas BBC në listën e njerëzve më të pasur në botë për vitin 2013 princi ka një pasuri prej 20 miliard dollarë dhe renditet në vendin e 26-të. Por princi thotë se pasuria e tij është 29.6 miliard dollarë çka e vendos atë në vendin e dhjetë. Forbes thotë se e ka analizuar në thellësi pasurinë e tij. Revista thotë se as i famshmi Donald Trump që njihet për gjëra të tilla nuk është ankuar për mënyrën se si i është vlerësuar pasuria. Listën e kryeson meksikani Carlos Slim. Në vendin e dhjetë është Bernard Arnault me 29 miliard dollarë.