Princ William nuk dëshiron të punojë më

loading...

f1_31-princi1364716738

loading...
William konsideron që përgjegjësitë mbretërore dhe prindërore do t’i marrin për së tepërmi kohë. Dorëheqjen planifikon ta bëjë publike muajin e ardhshëm. Do të punojë deri në lindje të Kate.

Princi William nuk e ka ndërmend të punojë më në forcat ajrore mbretërore në Anglesey në Uells ku ka qenë pilot i helikopterit të Royal Air Force. Punën do ta lë në fillim të verës kur bashkëshortja Kate Middleton dhe ai presin fëmijën e tyre të parë.

“William është i gatshëm për sfidat e reja, si pjesëtar i familjes mbretërore, por edhe brenda forcave të armatosura. Konsideron që përgjegjësitë mbretërore dhe prindërore i marrin për së tepërmi kohë. Dorëheqjen do ta bëjë publike muajin e ardhshëm, ndërsa nga puna do të ikë para se lind Kate”, – ka zbuluar burimi dhe ka shtuar që Kate shtatzënë ditët është duke i kaluar duke lexuar libra për të qenët prind dhe duke ushtruar joga me instruktoren që vjen në pallat.

Përveç në kompaninë familjare, punën e vetme të cilën e ka punuar Kate Middleton që nga viti 2005 kur kishte diplomuar në historinë e artit ka qenë për kompaninë Jigsaw. Ish kolegët e saj pohojnë se si Kate ka kërkuar të punojë vetëm katër ditë në javë.

“Gjithmonë e kanë trajtuar ndryshe nga të punësuarit tjerë. Nuk ka qenë shumë në pah në punë e as nuk është munduar të punojë mirë. Kurë nuk ka punuar me orar të plotë, më të rëndësishme e ka pasur të udhëtojë nëpër botë me të dashurin. Ajo që tani merr “kohë për veten” është e pritshme dhe qesharake sepse këtë gjë e ka bërë gjithmonë”, – kishin deklaruar atëherë ish kolegët e saj.

loading...