Prezantuesja e lajmeve aksidentalisht tregon të brendshmet (Video)

Një prezentuese e bukur e lajmeve papritmas iu servoi shikuesve më shumë seç duhet gjatë emetimit të lajmeve, pasi aksidentalisht iu panë të brendshmet përmes tavolinës. 38-vjeçarja Costanza Calabrese po prezantonte emisionin informativ të natës në kanalin italian TG5. Pas një bisede të shkurtër me një mysafir përmes lidhjes telefonike, transmetimi rikthehet në studio, pikërisht në momentin e papërshtatshëm. Fatkeqësisht për prezantuesen, tavolina ishte transparente, gjë që iu dha mundësinë mijëra shikuesve të shohin çfarë zakonisht nuk emetohet në edicione lajmesh. Më shumë se 40 mijë shikues e kanë parë këtë moment, që prej se një video u publikua në platformën YouTube më herët gjatë këtij muaji.