Prezantohet Llorente: Të jesh pjesë e Juventusit është një ëndërr

loading...

llorente

loading...
Fernando Llorente flet për herë të parë si futbollist i Juventusit. Gjatë prezantimit të tij, 28-vjecari tha se ‘Zonja e vjetër’ është skuadra e duhur ku do të arrijë të ringrihet si futbollist pas marrëdhënieve të tensionuara me ish-klubin e tij, Atletico Bilbao. “Vendosa të nënshkruaja me Juventusin sepse është skuadra më e rëndësishme që më ka kërkuar. Të jesh pjesë e kësaj skuadre, është një ëndërr. Problemet që pata me Atletico Bilbaon ndikuan në cënimin e imazhit tim, ndaj mendoj se Juventusi është skuadra e duhur ku duhet të ringrihem. Pse zgjodha numrin 14? Thjesht më pëlqen dhe mendoj se do të bëj mirë duke veshur bluzën me këtë numër”.

Llorente nuk e sheh veten të privilegjuar sa i përket vendit të titullarit, madje tregohet i matur kur pyetet për numrin e golave që do të shënojë në një sezon. “Te Juventusi nuk janë vetëm dy sulmues, por 6 dhe që të gjithë mund të japim kontributin tonë në këtë skuadër. Nuk më shqetëson shumë numri i golave qe duhet të shënoj, sepse gjëja më e rëndësishme është ta ndihmoj skuadrën që të fitojë titullit e tretë radhazi kampion, dicka që mungon që nga viti 1935. Shpresoj që eksperienca me Juventusit të më ndihmojë që të rikthehem në kombëtaren spanjolle. Ky vit ishte i vështirë, sepse nuk kam luajtur sa duhet”.

Llorente konsiderohet sulmuesi që i ka munguar Juventusit në Champions League, por ai shfaqet i kujdesshëm kur flitet për pritshmëritë që kanë tifozët tek performance e tij. “Sa i përket Championsit, mund të them se është një kompeticion shumë i vështirë, ku duhet të ecën dalëngadalë, hap pas hapi. Në Europë duhet të përballemi me skuadra shumë të forta, por ne duhet të ruajmë qetësinë. Cilin sulmues preferoj në krah? Nuk kam preferenca, të gjithë janë lojtarë të mëdhenj dhe unë jam i lumtur që luaj përkrah tyre.”

28-vjecarit i pëlqen krahasimi me Zllatan Ibrahimovic. “Ibrahimovic është një lojtar i madh dhe unë besoj se kemi cilësi të ngjashme. Ibra më pëlqen shumë, e kam ndjekur në disa ndeshje”.

Administratori I deleguar I Juventusit, Bepe Marota sqaroi se me zyrtarizimin e Fernando Llorentes është kompletuar reparti I sulmit bardhezi, duke hedhur poshtë mundësinë e blerjes së Stefan Jovetic nga Fiorentina.

loading...