Pret barin në oborr dhe shfaqet një gropë e madhe me shkallë, rasti misterioz


Një familje kanë mbetur të habitur kur një gropë e thellë papritmas ishte shfaqur në oborrin para shtëpisë së tyre në Kynaston Avenue, Stoke Mandeville.

Gropa e cila thuhet të jetë rreth 2 metra e thellë ishte shfaqur për herë të parë, kur pronarja e shtëpisë Emma James ishte duke kositur barin.

Çfarë është edhe më e habitshme, është fakti se në të dukeshin edhe disa shkallë të ndryshkura, të cilat nuk dihet se në ç’vend të dërgonin.

Emma, 45, dhe burri i saj Kevin, 48, kishin kontaktuar kompaninë që kishte ndërtuar shtëpinë në vitin 1984, për të parë nëse kjo kishte të bënte me punimet e atëhershme.
b1

b2

b3

b4