Presidenti gjerman “mbështet” shqiptarin me dy gra

loading...

Presidenti gjerman Joachim Gauck mbështet bigaminë – jetën e një burri me dy gra.
f.0727104312418_m

loading...

Gauck shpjegon se nuk mbështet bigaminë në një formë direkte, por mbështet familjet me shumë fëmijë.

Si shembull për një familje me shumë fëmijë është marrë emigranti kosovar, Sabedin Tatari, i cili vite me radhë jeton me dy gra dhe me të dy gratë ka fëmijë.

“Mbështetja nga Presidenti i shtetit me 500 Euro për familjen time është e mirëpritur”, shton 24 vjeçari Sabedin Tatari, transmeton INA.

Nga ana e politikanëve tjerë gjermanë, ligji i sjellë nga vetë presidenti i shtetit Gauck, ka rënë në konflikt, pasi në një formë ky ligj mbështetë bigaminë gjë që është e ndaluar në tërë Bashkimin Evropian.

Sipas ligjit të lartëpërmendur, Gauck shpjegon se ka sjellë ligjin për një bashkëjetesë të femrave të cilat kanë fëmijë dhe nuk kanë burrë dhe jo një ligj mbi bigaminë.

Deri më tani në Gjermani janë regjistruar mbi 75.000 raste të tilla, që të gjitha të komunitetit islamik.

Në disa raste ka pasur tentime që të merren edhe 4 “femra vetjake”, por që kjo gjë është refuzuar nga organet shtetërore.

Sabedin Tatari shpjegon se jeta me dy gra është tejet e thjeshtë dhe pa komplikime. Fëmijët e dy grave i thërrasin që të dyja “nënë”, ndërsa në mesin familjar është një harmoni e mirë.

Reaksionet nga CDU vijnë nga Oliver Wittke i cili kërkon nga Bundestagu që ky ligj të kontrollohet edhe njëherë.

“Gauck e ka lehtë që të mbështet komunitetin islamik me një ligj të tillë, duke paguar me paratë e tatimpaguesve gjermanë” shton Wittke. /LajmeOnline/

loading...