Prerja cezariane nuk e ka marrë emrin sipas sunduesit romak

loading...

f1_02-prerja-balline-ne-tech-jpg1357152900

loading...
E ashtuquajtura prerje cezariane, përkatësisht në gjuhën latinishte sectio caesarea është emërtim i popullarizuar ji operimit, kur foshnjën që vjen në jetë e nxjerrin me anë të operimit në bark.

Shumica dërmuese mendon se kjo metodë e operimit për nxjerrjen e foshnjës ka marrë emrin sipas perandorit romak Cezar, por kjo nuk është e vërtetë. Siç sqarohet në revistën gjermane Die Zeit, ka nodhur pikërisht e kundërta. Sipas sqarimeve të historisë, në mënyrë të tillë la  ka lindur një nga paraardhësit Julie Cezarit, dhe jo vetëm ai. Folja në gjuhën latine caedere do të thotë prerje dhe operimin shumë më vonë ka filluar ta lidhin me të.

Në Romën e vjetër prerjen cezariane e kanë praktikuar shumë rrallë për arsye se me operim të tillë nëna nuk ka arritur të mbijetojë. Për këtë është vendosur vetëm kur nëna do të vdiste gjithsesi dhe është dashur të shpëtohet të paktën foshnja e saj. Ndërkaq, për nën e perandorit Cezar dihet që ka jetuar edhe shumë vite pas lindjes së tij dhe se madje ka qenë edhe këshilltare e tij.

Operimet e para cezariane që kanë bërë të mundur të paktën ca mundësi të mbijetesës së nënave, në Evropë kanë filluar të praktikohen vetëm rreth vitit 1500, pra afërisht 500 vjet më parë.

loading...