Prekëse: Sabri Fejzullahu tregon arsyen pse e urren shumë babanë


Këngëtari i njohur kosovar Sabri Fejzullahu, ka ndarë shumë kujtime të jetës së tij, që nga kontakti i parë me Shqipërinë, para viteve ’70, si aktor i dramës “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” të Kadaresë.
Ai ka folur edhe për koncertet e ditëve të sotme në një intervistë në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës.
Fejzullahu, tashmë 71-vjeçar, ndër të tjerash ka dhënë edhe një deklaratë të fortë për babanë e tij, duke e akuzuar për dhunën që ushtronte ndaj nënës.
“Ai ishte i vrazhdë dhe godiste nënën, e këtë gjë nuk ia kam falë dhe nuk do ia fal kurrë”, ka rrëfyer Fejzullahu./Kosovarja
s