Prekëse: Nëna detyrohet të zgjedh mes fëmijëve se cilit do t’i shpëtoj jetën

Cana-640x358
Një nënë është detyruar që të merr një vendim të rëndë për të vendosur se cilit nga dy djemtë e saj të sëmurë t’i dhuroj veshkën.

Lian Ronghua u fotografua në lot derisa po përgatitej për të hyrë në sallën e operacionit, pasi zgjodhi djelin më të ri, 24 vjeçarin Li Haisong.

Djali i saj i madh, Li Haiqing, 26-vjeçar sakrifikoi shëndetin e tij duke i thënë nënës që të shpëtonte vëllan e tij të vogël.

“Së pari do ta shpëtojmë vëllanë e vogël”, tha ai, transmeton gazeta “Express”.

Transplantimi i ka kushtuar shumë familjes sa babai i dy djemve, Li Xiukai, tha se nuk do të jetë në gjendje të paguajë operacionin e djalit të madh edhe nëse gjendet ndonjë donator.

Dy djemtë, nga Quanzhou City në provimin Fujian të Kinës, vuajnë nga uremia, një sëmundje që gradualisht bllokon veshkën, ndërsa transplantimi i veshkës është e vetmja shpresë për t’u shëruar.