Prekëse: Mësuesi vdes pas surprizës së bukur të nxënësve (Video)

Mësuesi i një shkolle të mesme, që po luftonte me kancerin, vdiq pak ditë pasi qindra nxënës i bënë një surprizë të bukur. Ben Ellis, nga SHBA, ishte kaq i dashur për nxënësit, sa ata u mblodhën poshtë shtëpisë së tij për të kënduar. Ai u përlot, teksa më shumë se 400 nxënës i këndonin poshtë dritares një këngë-lutje të titulluar “Shpirti i shenjtë, ti je i mirëpritur këtu”. Ellis e humbi betejën me kancerin të premten. Videoja e nxënësve që i këndonin mësuesit është klikuar miliona herë. Babai i Ellis, Bob, i falenderoi njerëzit për vlerësimin. “Ben është djali im. Si mësues, ai ka ndikuar në jetën e qindra e mijëra njerëzve, direkt dhe indirekt. Ai ka një familje të bukur”.

https://youtu.be/txaiG93uaBU