Prekëse/ Ja si reagon babai i dëshpëruar pasi humbi djalin dhe gruan në Nicë (VIDEO)

safe_image (2)

Në rrjetet sociale po qarkullon një videoja tepër prekëse e një babai, i cili priste me ankth për fatin e gruas dhe djalit të tij 4­vjeçar përpara spitalit të Nicës.
Ai është njoftuar se fatkeqësisht djali dhe gruaja e tij kanë humbur jetën në Masakrën e Nicës. Tahar Mejri shpërthen në dëshpërim dhe ngre kokën dhe duart nga qielli.
“Të dy! Të dy!”, thërret ai teksa nuk i beson dot lajmit tragjik. Më pas një grup njerëzish mundohen ta ngushëllojnë, por ai është totalisht i shkatërruar.

http://dai.ly/x4ki3g2