Prekëse: Fëmija lind pa sy, vuan nga një sindromë e rrallë (VIDEO)

femija11_1475141335-5290166Lotët e saj nuk ndalen. Fëmija i saj ka lindur pa sy. Sindroma e quajtur Anophthalmia, prek një ndër 100 mijë fëmijë dhe ky fëmijë nuk do të mund të shohë asnjëherë pasi ka lindur pa asnjë ind të syrit. Sindroma e quajtur Anophthalmia prek 1 në 100 mijë fëmijë dhe do të thotë se djali nuk do të mundet të shohë dot kurrë, shkruan Daily Mail. Nëna e fëmijës Liu Peiuha solli në jetë vogëlushin më 20 shtator dhe tashmë është duke u konsultuar me specialistët e spitalit të madh në Guangzhou me shpresën se një ditë ai do të arrij të shoh si gjithë fënmijët e tjerë. Nëna është shprehur për mediat se u shokua kur pa fëmijën e saj të sapolindur pa sy. Historia e bebes është publikuar nga të gjitha mediat në Kinë dhe djali është pagëzuar me emrin “fëmija pa sy”. Familja e nënës së bebes tha se ajo i kishte kryer të gjitha analizat e nevojshme gjatë shtatzënisë. Por sipas specialistëve Anophtalmia nuk mund të dallohet përmes testeve apo ekove me ultratinguj gjatë shtatzënisë. Aktualisht nuk ka asnjë mjekim për sindromën Anophthalmia megjithëse tek disa fëmijë vihen sy artificialë me qëllim që kocka e syrit të rritet në mënyrë natyrale.