Prekëse: 400 studentë i këndojnë poshtë shtëpisë profesorit të sëmurë nga kanceri (Video)

prof_1473975881-2990941Kanë menduar të manifestojnë pikërisht mbështetjen e tyre me muzikë 400 studentët e Nashville, në SHBA, duke u prezantuar poshtë dritareve të mësuesit të tyre të sëmurë me kancer për të kënduar këngë lutjeje. I gjithë trupi studentor i “Cristo Presbyterian Academy”, ka treguar se sa e do profesorin e latinishtes Ben Elis, duke improvizuar një koncert të vërtetë “në shtëpi”.
Videoja e performancës, e filmuar nga një mik, është kthyer brenda pak ditësh në virale dhe qarkullon në rrjetet sociale me qindra komente dhe “like”, transmeton Shqip. Një prind ka shpjeguar në “Facebook”: “Ne të gjithë e duam profesor Ellis dhe familjen e tij. Fëmijët i kanë kthyer pjesë të dashurisë që kanë marrë nga ai. Ai është një mësues model. I ka shkruar fëmijëve një letër, ku i thotë se tani është akoma më i sigurt mbi praninë e Zotit. Ben është plot me shpresë, kënaqësi dhe paqe”.

https://youtu.be/uB7UEj9SQUM