Prapaskena, ja pse Conte u divorcua me Juventus

0“Më blini vetëm Kuadradon dhe nuk ju kërkoj asgjë tjetër”. Antonio Konte u kishte kërkuar drejtuesve të tij një blerje të vetme për të kompletuar Juventusin e tij, për të revolucionuar skuadrën, me të cilën sivjet mund të tentonte edhe një udhëtim bindës në Ligën e Kampioneve.

Madje, ish-trajneri bardhezi u kishte udhëzuar drejtorëve Xhuzepe Marota e Fabio Paratiçi edhe rrugën e blerjes së mesfushorit ofensiv kolumbian. Sipas Kontes, Juvja mund t’i kishte blerë shumë mirë gjysmën e kartonit të Huan Kuadrados Udinezes dhe më pas mund të kishte nisur tratativat me Fiorentinën, duke u ofruar vjollcëve edhe ndonjë prej lojtarëve të tij, si Xhovinko mbi të gjithë.

Por përgjigja e ftohtë dhe e thatë, qoftë e Marotës dhe Paratiçit, e mesa duket edhe e presidentit Andrea Anjeli, shtyu Konten që në nervozizëm e sipër të paraqiste dorëheqjen e parevokueshme vetëm pak orë më vonë pas këtij refuzimi. Me pak fjalë, Fiorentina, e cila do presë Juven nesër në “Artemio Franki”, jo vetëm arriti ta mundë vjet në shifrat 4-2, por në të njëjtën kohë ishte një lojtar i saji, Huan Kuadrado, ai që e largoi nga ai stol, ku Konte mendohej se do të ndiqte një karrierë të tipit “Sër Aleks Ferguson”