Pranga tre tropojaneve, vrane 17-vjeçarin, pse “i pa shtrember”

loading...

viktima ne tr

loading...

– Policia e Tiranës ka mundur të vërë në pranga tre të rinj të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në goditjet me leva dhe lopata, ndaj 17-vjeçarit Gjergj Prenga. Ata janë banorë të së njëjtës lagje me viktimën, me të cilin u grindën vetëm për një fjalë. Policia bën me dije se në sulmin e të rinjve ndaj Gjergji Prengës dhe shokut të tij, Julian Frroku, kanë marrë pjesë rreth 8 persona, por hetimet kanë çuar në qeli vetëm 3 prej tyre. Ata janë Skerdilajd Hyka, Besart Seçi dhe Jetmir Katana, ndërkohë që dyshimet e para flasin se personi që ka goditur për vdekje Prengën është pikërisht Hyka. Gjithsesi, vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka patur bashkëpunëtorë të tjerë në krimin e rëndë. Ngjarja ndodhi në mes të rrugës dhe në mes të një lagjeje që është e mbipopulluar.

Hetimet

Sipas të dhënave të policisë së Tiranës, të paktën në mënyrën se si është deklaruar nga banorë të zonës, sherri ka nisur për një “vështrim të shtrembërt” të viktimës. Pra, grindja ka nisur me shprehjen “pse më pe?”. Ndërkohë, sipas të arrestuarve, që kanë treguar versionin e tyre, viktima dhe shoku i tij, i kanë sharë ata, prandaj kishin shkuar të sqaroheshin me Prengën. Por, në vendin e ngjarjes ata kishin shkuar të armatosur me mjete të forta. Policia shpreson të përmirësohet gjendja së djalit të plagosur, Julian Frroku, për të mësuar hollësi të mëtejshme mbi momentet e konfrontimit mes palëve, ndërsa bëhet me dije se të rinjtë do të dalin para gjykatës me akuzën e rëndë të vrasjes në bashkëpunim. Policia ka dokumentuar edhe dëshmitë e familjarëve dhe të personave të përfshirë në sherr, të cilët janë të gjithë nga rrethet e veriut. Burimet sqarojnë se është hetuar me saktësi e shkuara e tyre dhe është arritur në përfundimin se në të vërtet nuk ka ekzistuar asnjë lloj grindjeje apo sherri i mëparshëm mes palëve, prandaj motivi është konsideruar banal. Të ndaluarit mësohet se janë nga Tropoja me banim në afërsi të vendit të ngjarjes. Ndërkaq, në lidhje me Julian Frrokun, 18 vjeçarit që i mbijetoi sulmit të agresorëve, mjekët kanë dhënë garanci për gjendjen e tij, edhe pse ka marrë plagë të rënda nga goditjet me mjete të forta ./LajmeOnline/

loading...